Litari që përdorën “bosi kokainës” dhe “Babagjyshi” për t’u arratisur nga burgu 313

Shqipëria

Litari që përdorën “bosi kokainës” dhe “Babagjyshi” për t’u arratisur nga burgu 313

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:14
Fotoja është e publikuar nga Top-Channel

Fotoja që po shikoni tregon litarin që përdorën dy të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri Plani për tu arratisur nga burgu “313”. Çarçafët me ngjyra të ndryshme, të bardhë, blu dhe kafe, janë lidhur në formë gërsheti duke krijuar kështu një litar që do t’i ndihmonte të rinjtë të dilnin nga qelitë e burgut. Fotoja është e publikuar nga Top-Channel.

Pak orë pas tentativës për arratisje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëroi nisjen e kontrolleve për rivlerësimin e kushteve të sigurisë edhe në disa burgje të tjera duke nisur nga plani i dështuar i Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Të dy janë vënë në izolim sepse është ngritur ndaj tyre vepra e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe kundërshtimi i policisë. Burime të sigurta të Top Channel tregojnë se po verifikohen nga shërbimi i kontrolleve të brendshëm të burgjeve në varësi të Ministri të Drejtësisë edhe veprimet e efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë gjatë ditës së diel.

Image

Dyshohet se ata e kanë neglizhuar detyrën pavarësisht se plani i arratisjes dështoi. Është konfirmuar e gjithë skema e arratisjes se dy të burgosurit ishin në tarracën e burgut 313, e cila është përshtatur si vend ajrimi, pra kati i fundit i 313, përveç fushës së sportit që është në katin përdhes është përshtatur për ajrim të të burgosurve.

Në këtë mënyrë mbetet e paqartë se si të burgosurit që ndodheshin në ajrim së bashku me të tjerë, nuk janë kontrolluar dhe se si e kanë transportuar çarçafin rreth 20 metra të gërshetuar apo nëse herë pas here, kanë vendosur dhe kanë krijuar çarçafin. Më tej, dy të burgosurit kanë zbritur nga kati i fundit me litar duke parë se hapësira më e ngushtë mes tarracës dhe tokës ishin shkallët e administratës dhe në këtë mënyrë kanë zbritur përmes shkallëve dhe çarçafëve në katin përdhes ku gjenden zyrat e administratës.

Ndërkohë distancave mes mureve të zyrave të administratës dhe qelitë është rreth 30 metra. Pikërisht në atë moment, kanë reaguar menjëherë efektivët e policisë të cilët janë të vendosur në hyrje të paraburgimit 313, ku dhe është goditur një nga oficerët dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat