Merr flakë mali i Munellës, në Fan të Mirditës

Shqipëria

Merr flakë mali i Munellës, në Fan të Mirditës

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 17:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Vatra zjarri kanë shpërthyer edhe në veri të vendit.

Top Channel mëson se tashmë një vatër e re është aktivizuar në Fan të Mirditës, në Malin e Munellës.

Sikurse shihet edhe nga pamjet zjarri është duke djehur një sipërfaqe të konsiderueshme, por fatmirësisht ndodhet larg zonave të banuara.

Ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit, por nuk dihet ende nëse do ketë helikopterë që nga ajri do punojnë për shuarjen e flakëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat