Vijon të djegë vatra e zjarrit në zonën e Thirrës në Mirditë, një helikopter vjen në ndihmë

Shqipëria

Vijon të djegë vatra e zjarrit në zonën e Thirrës në Mirditë, një helikopter vjen në ndihmë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Zjarri në zonën e Thirrës në Mirditë vijon të djegë pemë pasi akoma nuk është fikur.

Një helikopter ndodhet në shërbim për minimizimin e vatrave të zjarrit bashkë me forcat në terren.

Në atë zonë ndodhet edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se ka një dorë kriminale që i ndjek nga mbrapa zjarret në vend.

Sa i përket punës nga ajri, tregoi se ditën e djeshme ka pasur erë të fortë dhe ndërhyrja e helikopterëve për shuarjen e zjarreve është shumë e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat