Vasili: Në vend të dalë në terren për zjarret, Rama shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur

Shqipëria

Vasili: Në vend të dalë në terren për zjarret, Rama shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:41
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk po i përgjigjet situatës me zjarret në vend. Pas deklaratës së Ramës që i përgjigjej akuzave të komentuesve nga Kosova për tradhti me minishengenin, Vasili shkruan në një status në “Facebook” se “si gruaja e pacipë e fshatit as flet për zjarret dhe as tundet të shkojë në terren ku fatkeqësia po bën kërdinë, po shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur dhe rri bën plazh në bregdetin e Jonit”.

POSTIMI I PLOTË

Rama si gruaja në fshat: Hajde o shokë me fikni zjarret, se unë do spërdridhem me minishengenin!
Një herë në një fshat në një familje vdiq burri i shtëpisë.
E shoqja kish qëlluar shumë e lehtë nga mendja dhe burrin e kish pasur si barrë në kurriz dhe nuk e donte.


Kur u mblodhën gjithë graria përqark xhenazes dhe prisnin që gruaja t’ia merrte vajit për burrin e vdekur, kjo gruaja iu drejtohet dhe u thotë:
“Hajde moj shoqe më qani burrin se unë do të vete në dasmë”!
Pikërisht si kjo gruaja në fshat e bëri edhe Edi Rama në këto ditë të rënda.
Shqipëria është pllakosur nga zjarret dhe të gjithë presin që ky të bëjë detyrën e të jetë në krye të punëve.
Po Edi Rama tamam si gruaja e pacipë e fshatit as flet për zjarret dhe as tundet të shkojë në terren ku fatkeqësia po bën kërdinë, po shkruan pallavra të komisionuara për Ballkanin e Hapur dhe rri bën plazh në bregdetin e Jonit.
Është e qartë se tradhtia e ka mbërthyer kaq fort për fyti sa që e detyron të sillet për faqe të zezë e të detyrohet të thotë:
“Hajde shokë me fikni zjarret se unë do përdridhem me Ballkanin e hapur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat