Ja si mund të udhëtoni nga Italia në Shqipëri nëse ju ka skaduar pasaporta

Shqipëria

Ja si mund të udhëtoni nga Italia në Shqipëri nëse ju ka skaduar pasaporta

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Emigrantët shqiptarë në Itali që nuk kanë qartësi për udhëtimin në Shqipëri në raste kur ju ka skaduar afati kohor i pasaportës shqiptare.

- Emigrantë ose shtetas shqiptarë  në Itali që ju ka skaduar pasaporta mund të pajisen me leje kalimi që e marrin në ambasadë apo në konsullatat shqiptare, duke aplikuar online në platformën www.e-albania.al, e pa qenë nevoja të regjistrohen, por vetëm duke plotësuar të dhënat e tyre në seksionin, aplikim për leje kalimi.

- Ata mund të udhëtojnë me leje kalimi drejt Shqipërisë por nuk mund të kthehen në Itali pa marrë pasaportën e re në Shqipëri.

- Leja e kalimit merret edhe nëpërmjet shërbimit postal duke dërguar dokumentet në ambasadë me postë, fotot dhe pagesën prej 30 euro. Leja e kalimit mbërrin në banesën e emigrantit që ka kërkuar shërbimin.

- Gjithashtu leja e kalimit mund te merret duke u  paraqitur personalisht në ambasadën ose konsullatën shqiptare në Itali,  pasi ke bërë aplikimin online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat