Gazetarja zbulon detaje: Si e parandaloi polici arratisjen e trafikantit të drogës dhe grabitësit nga burgu 313

Shqipëria

Gazetarja zbulon detaje: Si e parandaloi polici arratisjen e trafikantit të drogës dhe grabitësit nga burgu 313

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Gazetarja e njohur e kronikës Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga arratisja e dështuar Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu 313.

Në komentin e saj, Hoxha tregon se si polici me emrin Myfit bëri të mundur kapjen e të lartpërmendurve, ndërsa ata ishin fare pranë lirisë.

Sipas gazetares, Myfiti u kthye menjëherë në punë pasi u godit me çengel në kokë nga dy të burgosurit të cilët i ndaloi të arratiseshin. Menjëherë sapo u kthye në punë ai u kërcënua nga Fatmir Pjetri, që iu drejtua me fjalët: “Nuk e harroj kurrë fytyrën tënde, mbaje mend çdo të bëj ty dhe familjes tënde!“.

Gazetarja vë në dukje se veprimi i këtij polici nuk mund të kalojë në heshtje e indiferentizëm, duke shtuar se ai meriton një duartrokitje pasi përmes sakrificës dha një deklaratë dashurie për atdheun.

KOMENTI I PLOTË

Nje njeri qe e do Shqiperine !

Myfiti  e fshehu poshte kapeles se policit plagen qe i la ne koke cengeli me te cilin e goditi nje i burgosur i ndezur nga zjarri per tu arratisur.

Pa buje, pa u lavderime, pa rrahje krahesh dhe pa duartrokitje , Myfiti  doli ne pune sikur te mos kishte ndodhur asgje. Te paret qe u shtangen ishin policet e tjere qe e pyeten ” pse dole bej pushim” . Policet e burgjeve qe sollen te paraburgosur ne gjykaten  e Apelit tregojne me fraza qe ndryshojne nga njeri tek tjetri. Por qe kane te njejtin kuptim -skam gje, dola se kjo eshte detyra ime.

Mbas arratisjes se deshtuar , polici  durueshem ju pergjigj SHKKB, durueshem policise, prokurorise dhe mjekeve. Sidomos mjeket qe i qendruan mbi krye, i qepen plagen mbi koke dhe krahun qe  ai e ngriti lart instiktivisht per tu vetmbrojtur , mbasi  Fatmir Pjetri,  i burgosuri me 30 vite denim  ju hodh persiper duke e goditur  me cengelin e hekurt. Ai u ndesh aty me ta derisa erdhën të tjeret..

Ekspertet e mjekesise ligjore pohojne se polici shpetoi sepse jetegjati nuk behet jete shkurter, e megjithate pertej ketij interpretimi Myfiti qe pret te dale ne pension meriton nje duartrokitje, mbasi furia e nje te burgosuri ne arratisje e siper eshte nder me te rrezikshmet per jeten.

Disa policeve u shpetoi lehtesisht Dritan Dajti, disa te tjere ne Drenove u tulaten kur shtate te burgosur te rrezikshem dolen nga burgu ne menyre spektakolare, teksa nje tjeter kishte deshtuar te dilte nga tyneli i nendheshëm i 302

Histori qe tregojne se si shume police perfunduan ne burg , mbasi u dyshuan si bashkepuntore dhe nuk arriten dot te provonin pafajesine .

Myfiti parandaloi nje arratisje te nje trafikanti te denuar me 14 vite burgim  per mese 600 kilograme kokaine dhe nje grabitesi qe i maskuar edhe si Babagjysh,  rrenqethi nder vite e traumatizoi qytetare e biznesmene me sulmet  e armatosura.

Veprimi i ketij polici nuk mund te kaloje ne heshtje dhe as me indiferentizem, ndonese ai beri vec detyren. Ai meriton nje duartrokitje, sepse eshte mes te pakteve qe permes sakrifices sapo ka dhene deklarate dashurie per atdheun e tij.

Ky polic modest qe qendron ne deren e brendshme te nje burgu , qe vitet me te shumta te jetes i ka kaluar duke u veshur urtesisht me uniformen e policit te disa burgjeve.

Mbas rrezikimit te jetes , ai u kthye ne burgun 313 dhe u ul serisht ne vendin e tij te zakonshem . Kolegët e tij tregojne se u stepen kur e gjeten aty tek porta, me uniformë , të heshtur si ngaherë . Teksa shoqeronin te paraburgosurit per seanca ne gjykaten e apelit njeri nder ta perserit dhe te tjeret aprovojne se si ndodhi sulmi . I burgosuri i tha – mos u afro se do te vras! Dhe kur ne u vendosem prangat , Pjetri e kercenoi prape:- nuk e harroj fytyren tende, mbaje mend cdo te bej ty dhe familjes tende.

Myfiti sipas asaj qe thone e perserisin nga e diela koleget e tij , mbante doren tek plaga dhe ne heshtje u drejtua tek porta. Atje ku kishte detyren dhe ku me pas e zevendesuan derisa te mjekohej

Ja nje njeri qe e do Shqiperine. Sa te tjere te panjohur si ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat