Limos Dizdari bën denoncimin e rëndë: Më hynë me makinë brenda...

Shqipëria

Limos Dizdari bën denoncimin e rëndë: Më hynë me makinë brenda...

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:07
Limos Dizdari

Kompozitori i njohur shqiptar, Limos Dizdari, i cili prej 20 vitesh është zhvendosur nga Tirana në Ksamil ka bërë një denoncim të fortë.

Me misionin për të ngjallur artin dhe kulturën, ish- kryetari i lidhjes së shkrimtarëve me bashkëshorten Adrianën në krah, u shpërngul në një nga skajet më jugorë të Shqipërisë, Ksamil, ku themeloi qendrën e Qendrën e Artit “Dea”.

Vendim që i ka kushtuar mund, sakrificë dhe kosto financiare, ndërsa vitet e fundit i janë shtuar edhe kërcënimet me jetë, e që sipas artistit të merituar bëhen nga persona të lidhur me pushtetin që duan t’i marrin atij qendrën e artit. Për Neës24 Limos Dizdari, më herët ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, tregon se pak ditë më parë në qendrën e tij, dikur pallati i kulturës së Ksamilit, mësynë me makina brenda në qendër disa njerëz që silleshin si të ishin në pronë të tyre.

Kompozitor i muzikës së lehtë si dhe kolanave zanore të shumë filmave shqiptarë, ndihet krenar për pianistët që kanë dalë nga kjo qendër që sipas tij nuk po lihet të punojë për të ndërtuar breza që duan të mësojnë.

Pa forcën për të mbrojtur i vetëm qendrën, ndërsa prej vitesh endet nëpër dyert e drejtësisë, Limos Dizdari thotë se i është drejtuar me mbi 42 letra qeverisë pa marrë asnjë përgjigje.

Konflikti ka të bëjë me pronësinë për një pjesë të truallit ku ngrihet ndërtesa e ish-qendrës së Kulturës Ksamil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat