Sot 274 persona të infektuar me Covid-19 në Shqipëri, Vasili del me kërkesën urgjente për Ramën

Shqipëria

Sot 274 persona të infektuar me Covid-19 në Shqipëri, Vasili del me kërkesën urgjente për Ramën

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:26
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ai është shprehur se rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 është tepër serioze, duke rrezikuar një përsëritje të situatës.

Sipas tij, shifrat flasin vetë dhe janë shumë problematike.

Postimi i tij:

KUJDES, rritja e infektimeve me Coronavirus eshte teper serioze, rrezikohet riperseritja e situates!

Brenda pak ditesh rritja e rasteve me Coronavirus eshte teper serioze dhe e dukshme!

Prej dates 9 gusht kur ishin 69 raste pozitive me Coronavirus ne date 11 gusht jane 284 raste nje rritje prej rreth 400% brenda fare pak ditesh.

Shifrat flasin vete dhe jane shume problematike.

Nje vit me pare ne 2020 ne gusht ishin 141 raste pozitive me Covid pra rreth gjysma krahasuar me kete vit, duke mos harruar qe pasoi nje vjeshte e dimer shume i rende, me vdekje te shumta dhe me mijra e mijra infektime te pa verifikuara e te patrajtuara ose te trajtuar keq dhe spontanisht.

Nuk duhen perseritur kurrsesi gabimet e nje viti me pare.

Qendrimi i qeverise "per ta lene zhvillimin e virusit dhe te situates ne rrjedhje te lire" eshte jo vetem shume i gabuar por edhe me pasoja te paimagjinueshme per jeten dhe shendetin e shqiptareve.

Masat duhen marre tani.

Duhen aplikuar veprime inteligjente dhe jo masa pa logjike epidemiologjike si ato te nje viti me pare, qe vetem sa ushqenin propaganden dhe na bene te perjetonim nje katastrofe shendetesore.

Kontrollet ne pikat kufitare per hyfjet ne Shqiperi me ato standarte si fqinjet tane dhe masa energjike ne vatrat e konstatuara kombinuar edhe me masa te kujdesshme te karakterit masiv, ku testimi i gjere mbetet i pazevendesueshem.

Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje gjeresisht mendimin e specialisteve me te mire e me eksperience brenda e jashte vendit.

Historia e kobshme me komitetin e eksperteve duhet lene pas menjehere dhe nuk ka më kohe per te humbur.

Qytetaret nuk kane nevoje as per ngushellime hipokrite kur humbet jeta dhe as per propagande bajate, qe i dekurajon dhe depreson ata pasi realitetin e kane pare dhe e shohin dhe ai flet vete.

Ne loje eshte jeta e shqiptareve dhe kushdo qe luan me të per interesa te dites ben krim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat