Alimehmeti flet për situatën e Covid-19: Jemi në valën e tretë

Shqipëria

Alimehmeti flet për situatën e Covid-19: Jemi në valën e tretë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 21:00
Ilir Alimehmeti

Mjeku infeksionit Ilir Alimehmeti ka komentuar rritjen e rasteve të reja me Covid në vendin tonë, ku vetëm gjatë ditës  së sotme u konfirmuan 379 raste të reja.

Në një prononcim LIVE, ai u shpreh se shumica dërrmuese e të gjitha rasteve të reja janë me variantin e ri të COVID, Delta.

“Rritja është e ndjeshme, është për shkak të variantit Delta, shumica dërrmuese e tyre janë varianti Delta. Ishte e pritshme kjo rritje dhe ky variant po bën ecurinë e vet dhe në Shqipëri. Incidenca në vendin tonë është me e ulët se në Evropë, kemi 74 raste për 100 mijë banorë, ndërkohë që Europa e ka 210 këtë shifër. Suedia ka sot një incidencë të ngjashme me ne”, tha mjeku Alimehmeti.

Mjeku tha se tashme po kalojmë një valë të tretë të COVID dhe kjo është vala Delta.

“Kjo është një valë e tretë, pas valës së vjeshtës dhe dimrit është vala Delta. Kjo është një valë e tretë dhe është varanti Delta me më pak raste të rënda. Duket qartë që edhe imuniteti i dhënë nga vaksinat mbrojnë shumë. Imuniteti natyror, imuniteti nga vaksina si dhe stina e verës bën që ne të kemi më pak raste dhe që janë me simptoma të lehta”, tha mjeku Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat