Aplikimet për dokumente biometrike mund të bëhen edhe ditën e shtunë

Shqipëria

Aplikimet për dokumente biometrike mund të bëhen edhe ditën e shtunë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.

Lista e zyrave të aplikimit pranë gjendjes civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë:

Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë; 

Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth;

Bashkia Berat, Gjirokastër,  Peshkopi,  Elbasan, Belsh, Fier,  Lushnje,  Divjakë,  Korçë, Lezhë,  Shkodër,  Vau i Dejës, Koplik,  Vlorë, Sarandë.

Rikujtohen qytetarët se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat