Dogji një sipërfaqe me bimësi, arrestohet 59-vjeçari

Shqipëria

Dogji një sipërfaqe me bimësi, arrestohet 59-vjeçari

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier për zjarrvënie.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë  Xh. V., banues në Hoxharë e Vjetër.

59-vjeçari u kishte vënë zjarrin disa barërave të thatë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u dogj një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht qytetarja me iniciale  J. M., banuese në Grykë,  pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e dikujt tjetër, duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat