2 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve, varianti Delta po rrit infektimet në Shqipëri

Shqipëria

2 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve, varianti Delta po rrit infektimet në Shqipëri

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:17
Shqipëri

Dy humbje jete janë shënuar sot në Shqipëri si pasojë e COVID, ndërsa një ditë më parë pati një humbje jete.

Këto janë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila bën të ditur se nga 5252 testime ka rezultuar 410 të preku nga Covid, një shifer në rritje krahasuar një ditë më parë, ku regjistruan 379 raste

Njoftimi i plotë

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste  në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste  në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin,  2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Aktualisht janë 2,453 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,634 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (14 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         410

Të shëruar në 24 orë       46

Të shtruar në spitale       39

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 5,252

Testime totale             952,866

Raste pozitive             135,550

Raste të shëruara       130,634

Raste Aktive                    2,453

Humbje jete                     2,463

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             910

Shkodër          343

Fier                  252

Vlorë               230

Elbasan           168

Lezhë              139

Durrës             131

Berat               75

Gjirokastër       73

Korçë               54

Kukës              48

Dibër                 30

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat