Eksperti i sigurisë: Mes refugjatëve afganë në Shqipëri mund të ketë terroristë të infiltruar

Shqipëria

Eksperti i sigurisë: Mes refugjatëve afganë në Shqipëri mund të ketë terroristë të infiltruar

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 19:00
Ergys Muzhaqi

Përderisa Amerika ndihet e shqetësuar për të strehuar refugjatët afganë për arsye sigurie, atëherë Shqipëria duhet të shqetësohet akoma më tepër, pasi e kemi sigurinë më të dobët si vend, tha eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi për Euronews Albania.

Administrata e Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht disa qytetarëve afganë që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane dhe gjenden në rrezik për jetën.

Muzhaqi tha se arsyeja pse Shqipëria duhet të ndihet e shqetësuar dhe të hezitojë t’i pranojë refugjatët afganë, është sepse ka rrezik që midis tyre të ketë terroristë të infiltruar që kërcënojnë sigurinë publike. Sipas ekspertit, kjo është frika që ka edhe SHBA.

“Rrezikojmë që në fluksin e personave që janë të njohur si aleatë ekziston risku që të infiltrohen persona me qëllime të tjera që përfshijnë edhe akte të mundshme terroriste”, theksoi Muzhaqi.

Për Muzhaqin, vendet e Azisë së mesme duhet të ishin parësore si zgjedhje për të strehuar afganët, pasi Kosova dhe Shqipëria janë disa orë larg me avion nga shteti i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat