Në pranga 3 persona, goditën policin pas kontrollit për muzikën

Shqipëria

Në pranga 3 persona, goditën policin pas kontrollit për muzikën

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, vihen në pranga tre shtetas.

Ndërkohë, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë pronari i lokalit,i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit Jani  Tafani, 52 vjeç,  Dritan Begolli, 42 vjeç dhe Olsi Ebeja, 39 vjeç, të tre banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, kanë konstatuar se në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan,  lokali në pronësi të shtetasit R.T., vijonte të ishte i hapur dhe gjeneronte muzikë." - njofton policia.

Në momentin që ka shkuar Patrulla e Përgjithshme për të mbyllur lokalin dhe ndëshkuar me masë administrative pronarin e lokalit, shtetasit e lartpërmendur, që ishin klientë në këtë lokal kanë tentuar për penguar me forcë punonjësit e policisë për të vendosur masën administrative pronarit të lokalit.

Gjithashtu nga shërbimet e  Policisë, në bazë të Aktit Normativ, pronari i lokalit shtetasi R.T., është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat