Alarmante situata nga zjarret në Mirditë, rrezikon disa banesa nga flakët

Shqipëria

Alarmante situata nga zjarret në Mirditë, rrezikon disa banesa nga flakët

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Situata në fshatin Katundit i Ri në Mirditë është alarmante. Sipas medias nga flakët rrezikohen 5 banesa të banuara të cilat po mbahen nën vëzhgimin e zjarrfikësve dhe policisë.

Në vendin e ngjarjes ka edhe forca të ushtrisë por ndërhyrjet operacionale  janë ndërprerë për shkak të terrenit të vështirë dhe natës.

Banorët bëjnë thirrje që të ketë forca shtesë nga ushtria për të siguruar perimetrin e banesave..

Situata në këtë fshat është alarmante dhe kërkohet ndërhyrje emergjente me helikopter në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat