Shpallet në kërkim autori për plagosjen e 25-vjeçarit, arrestohet daja i tij që e ndihmoi të largohej

Shqipëria

Shpallet në kërkim autori për plagosjen e 25-vjeçarit, arrestohet daja i tij që e ndihmoi të largohej

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Policia ka zbardhur plagosjen e 25-vjeçarit, ngjarje e ndodhur paraditen e ditës së shtunë, në Laç. Nga detajet e reja të dala nga hetimet, është mësuar se autori i ngjarjes, shtetasi me iniciale K. K. I., 27 vjeç, pasi plagosi për motive të dobëta në këmbë shtetasin E. T., 25 vjeç, u largua nga vendngjarja dhe u drejtua drejt banesës së dajës së tij. Ky i fundit, përkatësisht shtetasi A. K., 58 vjeç i fshehu armën e krimit dhe e ndihmoi të largohej. Policia ka njoftuar se ka kontrolluar shumë banesa, në të cilat mendohej se fshihej autori, por gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e dajës së autorit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e krimit, provë e cila ngriti një pistë hetimi. Përveç saj, u gjetën dhe municion luftarak, sende të tjera të paligjshme dhe lëndë narkotike. “Nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi K. K. (I), pasi ka plagosur shtetasin E. P., (T) , për motive të dobëta është larguar nga vendngjarja për në banesën e shtetasit A. K., (dajës së tij), i cili e ka ndihmuar për të fshehur armën e zjarrit automatik dhe më pas të largohej.

Vihet në pranga 52-vjeçari, daja i autorit të dyshuar. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, të plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit, ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit, ku falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje shtetasit K. K. I. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera në banesa dhe ambiente në të cilat kishin informacion që mund të fshihej autori i plagosjes së shtetasit E. P. T. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Bashkë me armën e dyshuar të krimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në banesën e dajës së autorit, tritol, kapsolla detonatore, një tjetër armë zjarri pushkë, municion luftarak, lëndë narkotike, doreza, maskë e sende të tjera të kundraligjshme”, deklaron policia.

Ja çfarë iu sekuestrua 52-vjeçarit

Siç u përmend dhe më sipër, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e dajës së autorit, është gjetur arma zjarri e tipit automatik me krehër 28 fishekë, me të cilën mendohet se është qëlluar 25-vjeçari. Përveç kësaj arme, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe një pushkë, municion luftarak, si tritol dhe detonatorë dhe lëndë narkotike. “Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe një armë tjetër zjarri e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrëpërcjellës, 70 kapsolla detonatorë dhe 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A. K., 52 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përkrahja e autorit të krimit"”, njofton policia. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e autorit, përkatësisht shtetasin K. K. I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat