“Mos të duket vetja babai i kombit”/ Komentuesit debat me Ramën për afganët - ja si përgjigjet ai

Shqipëria

“Mos të duket vetja babai i kombit”/ Komentuesit debat me Ramën për afganët - ja si përgjigjet ai

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:13
Edi Rama

Shumë qytetarë nuk e kanë pritur pozitivisht vendimin e qeverisë shqiptare për të strehuar qindra afganë në vendin tonë. Madje disa prej tyre, shqetësimin e kanë shprehur publikisht edhe në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama.

Disa të tjerë, më shumë se ardhja e afganëve, i ka shqetësuar qendrimi i kryeministrit, "i cili i merr vendimet në kokën e tij, pa u konsultuar".

Një qytetar ka kritikuar kryeministrin Rama për vendimin për të strehuar afganë në Shqipëri, i cili sipas tij nuk është konsultuar me asnjë person.

Qytetari shkruan se Rama sillet sikur ka çliruar vendin dhe si të ishte "babai i kombit". 

Rama i thotë që vendimet i marrin me autorizimin e popullit, që sipas tij i dha për herë të tretë besimin për të marrë vendime më të mira për Shqipërinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat