Ministrja Kushi: Punë pa ndërprerje që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator

Shqipëria

Ministrja Kushi: Punë pa ndërprerje që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 19:51
Foto

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar një album që pasqyron punimet që po bëhen në ambientet e shumë shkollave në vend para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë”, – shkruan Ministrja Kushi.

Ajo ka falënderuar të gjithë punonjësit që i janë përkushtuar kësaj pune për këto riparime.

“Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra!” – e mbyll statusin e saj Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat