Zjarri zhurit shtigjet e turistëve. Në Mirditë rrezikohen dhe shtëpitë

Shqipëria

Zjarri zhurit shtigjet e turistëve. Në Mirditë rrezikohen dhe shtëpitë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Vijon të jenë aktive vatrat e zjarrit në male, në zonën e Molungut dhe Kryezez, të fshatit Katund i Vjetër në Mirditë.

Zjarrfikës dhe forca ushtarake janë në luftë me flakët pasi vatra zjarresh u riaktivizuan.

Këtë mëngjes mungonte helikopteri për ndërhyrje nga ajri, ndërsa flakët po rrezikojnë edhe shtëpi.

Turistët janë larguar nga zona pasi edhe shtigjet që përdoren prej tyre janë zhuritur, tregon një banor i zonës, Bajron Nikolli, i cili punon edhe si guidë.

Në Bashkinë e Mirditës është aktiv dhe zjarri në zonën e Thirrës, i cili fuqizohet sa herë ka erë pavarësisht përpjekjeve për ta shuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat