Bujar Nishani jep alarmin, paralajmëron rrezikun që i kanoset Shqipërisë

Shqipëria

Bujar Nishani jep alarmin, paralajmëron rrezikun që i kanoset Shqipërisë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:43
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën aktuale në Afganistan, teksa kritikon edhe qëndrimin që po mban qeveria, por edhe opozita, referuar ardhjes së afganëve në vend.

Nishani deklaroi se pas rikthimit të talebanëve sërish në krye të Afganistansit, rikthehet e njëjta filozofi, pasi siç ai theksoi, ata nuk kanë një ideologji të tyren përveç asaj të ekstremit fetar. Sipas tij, filozofia e tyre është ajo pushtuese, e ngritur mbi baza kriminale si dhuna apo trafiku i drogës.

“Pas rivendosjes së Afganistanit në kontrollin e talebanëve, mos të harrojmë se ata kanë pas njëherë pushtet atje, tashmë rikthehen përsëri në pushtet. Kjo nënkupton të njëjtën filozofi, të njëjtat konjiktura pasi ata nuk kanë qeverisur asnjëherë në vendin e tyre sepse nuk kanë ideologji përveç atij të ekstremit fetar.

Filozofia e tyre është ajo e sjelljes së një panorame pushtuese dhe aktiviteti është mbi baza kriminale, si dhuna ekstreme mbi popullatën civile, mospranimin e asnjë kulture, trafikimi drogës dhe aleancave që ata kanë pasur me aleatët të tjerë. Rivendosja e talibanëve në kontekstin e Kalifatit do të ketë problematika të mëdha, qoftë në aktivizimin si trafiku i drogës apo dhunimi, por nga ana tjetër do jenë aleancat e tyre për rilulëzimin e akteve terroriste. Shqipëria, pavarësisht se është një vend i vogël, është anëtare e NATO-s dhe sigurisht nuk bën përjashtim nga ky risk”, tha Bujar Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat