Muzhaqi: Mungon transparenca, Rama të thotë do marrë 2 mijë apo 20 mijë afganë

Shqipëria

Muzhaqi: Mungon transparenca, Rama të thotë do marrë 2 mijë apo 20 mijë afganë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:59
Ergys Muzhaqi

Ekspert i Sigurisë Publike Ergys Muzhaqi ka analizuar arrdhjen e 1 mijë afganë në Shqipëri dhe menaxhimin e situatës për të garantuar sigurinë publike.

Muzhaqi: Bashkohem në shqetësimin parësor në mungesën e transparencës. Mënyra e vrullshme dhe e dhunshme sesi janë rrokullisur ngjarjet në Afganistan ditët e fundit, krijon një terren për justifikim të mosdhënies së disa informacioneve për arsye sigurie. Ose nga ana tjetër për shkak të dinamikës së ngjarjeve mund të mos e kemi këtë informacion për ta ndarë me opinionin public. Por besoj se sidomos popullit tonë i cili po vendoset në pozita mikëpritëse, I takon dhe meriton ti bëhet më tepër transparencë parimisht dhe teknikisht.

Mungesa e informacionit rreth numrit të personave që do vinë te ne. E para se nuk u pyetëm nëse jemi dakort apo jo për ardhjen e tyre, dhe hajt se po e justifikojmë për mungesën e kohës si pasjojë e egërsisë së ngjarjeve, por për sa I përket numrit duhet të kemi një ide të përafërt.

Nëse qëndron fjala se do jenë qindra persona, mendoj se është e tepërt ta kthejmë këtë në diskutim publik, pasi disa qindra persona sado të kenë element problematike, janë mëse të mënaxhueshëm nga strukturat tona të sigurisë dhe partnerët tanë amerikanë.

Po pozicionohem në kërcënimet e sigurisë publike që mund të sjellin këta persona dhe jo në aspekte të tjera. 1000 persona në javë apo 2000 persona në dy javë, nuk do jetë një problem shumë I madh, por është një çështje që duhet të merret me seriozitet maksimal.

Nëse do kemi një fluks të madh 7, 8, 10 apo 20 mijë, për hir të detyrimit të transparencës ndaj opinionit public, atherë duhet të thuhet se ne nuk do të marrim 20 mijë persona në nevojë nga Afganistani. Ky do të ishte një lehtësim I madh për qytetarët pasi është shumë më ndryshe të trajtohen 20 mijë persona se 2 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat