Zjarret, problematike situata tek Maja e Rrunës dhe në fshatin Pistë

Shqipëria

Zjarret, problematike situata tek Maja e Rrunës dhe në fshatin Pistë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:50
Ilustrim

Situata e zjarrit në Majën e Rrunës, më konkretisht tek Laku i Thive vijon të jetë problematike. Komisioni i mbrojtjes Civile dhe Emergjencave në prefekturën e Kukësit bën të ditur se situata nuk është vënë nën kontroll pavarësisht ndërhyrjeve nga toka dhe nga ajri.

Po ashtu, bëhet e ditur se rreth orës 14 :42 është shfaqur një vatër tjetër zjarri në afërsi të lagjes Goskë, të fshatit Pistë në Njësinë Administrative Malzi ku edhe rrezikoheshin objekte banimi.

Për këtë arsye, forcat e mobilizuara në  vatrën Maja e Rrunës u zhvendosën në këtë vatër zjarri për ta shmangur nga banesat. Në këtë zonë njoftohet edhe se është angazhuar edhe një helikopter.

Vatra mbetet problematike dhe nesër do të ndërhyhet sërish. Nga ana tjetër, vatra e zjarrit e rënë në një zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq është izoluar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat