Zall Herri mbytet nga plehrat, nuk i pastron askush

Shqipëria

Zall Herri mbytet nga plehrat, nuk i pastron askush

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Lumi në zonën e Zall Herrit është i mbushur nga mbetjet e hedhura pa kontroll. Madje dhe kontejnerët sipas banorëve pastrohen vonë dhe pa rregull. Të ndodhur në këto kushte ata bëjnë thirrje për ndërgjegjësim por edhe për veprim prej Bashkisë së Tiranës.

Kjo është pamja që Zall Herri ofron në këto ditë të nxehta vere. Mbetjet e hedhura nga banorët përshkruajnë gjatësinë e lumit duke u kthyer në vatër ndotjeje.

Banorët shprehen se shkak për këtë nuk është vetëm mungesa e ndërgjegjësimit, por edhe mosgrumbillim rregullisht i i mbetjeve në koshat e plehrave, që shpesh herë digjen nga vet ato.

"I vënë flakën se janë njerëzit e pandërgjegjshëm."

"Sëmundje, kancer është. Nuk vihet dorë."

Ata apelojnë që të merren masa nga organet kompetente pasi situata është mjaft shqetësuese.

"Unë paguaj taksat, pse duhet të ha plehrat këtu?!"

"Bëj apele sa të duash, asgjë nuk bëhet."

Me ndarjen e re administrative Zall Herri është në varësi të Bashkisë së Tiranës, por me sa duket institucioni qëndror i kryeqytetin e konsideron këtë zonë si shtojcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat