Rastet e fëmijëve me Covid, mjekja: Delta ka një transmetueshmëri më të shpejtë

Shqipëria

Rastet e fëmijëve me Covid, mjekja: Delta ka një transmetueshmëri më të shpejtë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Gjatë muajve të verës është rritur ndjeshëm numri i virozave te fëmijët por edhe numri i rasteve me Covid-19. Mjekja pediatre, Silva Brati thotë për Rtv Ora, se ka shtim të rasteve me Covid dhe se Delta ka një transmetueshmëri më të shpejtë.

"Kemi shtim të rasteve është e vërtetë. Ajo çka është e rëndësishme për tu thënë është se duhet të drejtohen te mjeku. E vetmja gjë që ndan Covid nga virozat janë analizat dhe tamponi. Përgjithësisht bërja e tamponit është e vështirë te fëmijët. Prindërit hezitojnë shpesh herë për të bërë tamponin, nuk dua që t'ua bëjnë fëmijëve tamponin dhe mendojnë që është një virozë e thjeshtë, që do kalojë. Sot është raportuar pozitiv me Covid vetëm një fëmijë. Kemi pasur shtim të rasteve dhe të fëmijëve me Covid të variantit Delta."

Mjekja thotë se qytetarët nuk duhet të panikosen dhe se ata duhet të drejtohen direkt te mjeku dhe se në përgjithësi janë prekur fëmijë, që nuk e kanë kaluar virusin më parë.

"Unë mendoj se fluksi i shtuar i personave të ardhur nga vende të tjera ka ndikuar rritjen e rasteve. Ne e prisnim këtë situatë. Ndryshe nga periudha e qershorit, që ishim shumë ulët. Janë prekur përgjithësisht fëmijë që nuk e kanë kaluar virusin. Parandalimi i virozave shtë i vështirë, pasi jemi në periudhë vere dhe qytetarët janë në lëvizje, në  plazhe me pushime. Nuk duhet të krijojmë panik, varianti Delta është një variant i transmetueshmëri. Mënyra e transmetimit është shumë e shpejtë, shfaqja e simptomave është shumë e shpejtë por edhe ikja e simptomave është e shpejtë. Nëse Covid zgjaste 10, 12, pacientët me variantin Delta shërohen në përgjithësi brenda 7 ditëve."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat