Dje tha 1 mijë! Rama “ndryshon mendje”: Presim të vijnë 3 mijë afganë

Shqipëria

Dje tha 1 mijë! Rama “ndryshon mendje”: Presim të vijnë 3 mijë afganë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 16:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për mediat italiane lidhur me ardhjen e refufgjatëve afganë në vendin tonë.

Rama, ka shpjeguar për të përditshmen italiane “Il Foglio”, qëndrimin e tij për t’i hapur dyert refugjatëve. Kryeministri ka thënë se presin që të vijnë 3 mijë afganë. Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz,” është shprehur Rama.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët,” ka thënë Rama.

I pyetur nëse a duhet Evropa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria?

“Nuk i jap leksione askujt”, ka nënvizuar Rama. “Aq më pak Italisë, ndaj të cilës jam shumë i lidhur. Por, do të them se pritja e refugjatëve, është detyrim i yni”.

“Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat