Zjarr i madh në Radhimë

Shqipëria

Zjarr i madh në Radhimë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rënë në Radhimë të Vlorës në orët e pasdites së sotme.

Shkak është bërë një shkëndije elektrike e cila ka djegur gjeneratorin elektrik të zonës dhe më pas flakët janë përhapur më tej si pasojë e erës duke djegur shkurre dhe bimësinë përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur katër zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shurjan e zjarrit që rrezikon një karburant aty pranë, banesa dhe njësi hoteliere.

Si pasojë e djegies së gjeneratorit Radhima dhe Orikumi kanë mbetur pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat