Kukësi digjet nga zjarret, Berisha publikon videon Gjicit në dasmë duke hedhur lekë e valle: Përdridhu!

Shqipëria

Kukësi digjet nga zjarret, Berisha publikon videon Gjicit në dasmë duke hedhur lekë e valle: Përdridhu!

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 22:03
Pamje nga video

Sezoni i verës nuk ka vetëm pushime por edhe dasma, kryesisht nga emigrantët që zgjedhin këtë periudhë për të kurorëzuar dashurinë.

I ftuar në një prej tyre ka qenë kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ndihmuar nga qytetari dixhital që e mban të informuar për çdo zhvillim ka publikuar një video ku shihet Gjici teksa hedh lekë dhe kërcen valle.

"Kukësi digjet Gjici perdridhet" shkruan Berisha duke ironizuar kështu shfaqjen e Gjicit ndërsa Kukësi vuan nga zjarret.

Ndonëse po punohet nga toka dhe ajri, sërish situata me zjarret në Majën e Rrunës vijon të mbetet kritike. Terreni malor vështirëson edhe punën e zjarrfikësve, ndërsa flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shmëri.

Problematike është situata edhe në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, mali i Koritnikut, zonë e mbrojtur e parkut natyror Korab-Koritnik.

Në Has, fatmirësisht është izoluar zjarri në zonën pyjore afër fshatit Metaliaj dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat