Gati për fundjavën, ja si do të jetë moti për 2 ditët

Shqipëria

Gati për fundjavën, ja si do të jetë moti për 2 ditët

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 13:26
Ilustrim

Jeni bërë gati për të nisur fundjavën?

Më parë shikoni se si do të jetë moti, i parashikuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti për fundjavë:

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në mesditë.

Përgjatë relieveve malore kryesisht në Lindje dhe Juglindje reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës.

Në fushën termike për ditën e shtunë temperaturat parashikohen pa ndryshime të ndjeshme, ndërsa ditën e diel pritet të pësojnë  rritje në vlerat maksimale. 

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat