Vasili akuza Ramës: Situatë alarmante me Covid, kryeministri vazhdon monologjet afgane

Shqipëria

Vasili akuza Ramës: Situatë alarmante me Covid, kryeministri vazhdon monologjet afgane

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 00:07
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama për mungesë vëmendje ndaj situatës së COVID-19 në Shqipëri, që sipas tij është alarmante.

Duke iu referuar shifrave zyrtare, Vasili shkruan se rëndimi i situatës është kritik dhe shumë serioz edhe në vendet fqinje, por po përcillet sikur është rutinë ndërkohë, që eskalimi i saj është fakt.

Postimi i plotë:

Situate alarmante me Covid, kryeministri vazhdon monologjet afgane!

Sot rastet e reja me Covid ne Shqiperi vazhdojne rritjen e pandalshme dhe numri arriti ne 535 raste.

Asnje mase konkrete, asgje fare.

Kryeminister nuk ka Shqiperia, por ka thjesht nje llafazan gazetash.

Kosova kishte sot 2250 raste ndersa

Maqedonia 1074 dhe 24 vdekje.

Pra rendimi i situates eshte kritik dhe shume serioz edhe ne vendet fqinje nga hyjne e dalin mijra qytetare.

Po e paralajmerojme cdo dite me shifra,fakte dhe me argumente profesionale.

Por ne te kundert ne menyre te patolerieshme dhe te rrezikshme, kjo situate alarmante po percillet sikur eshte rutine nderkohe, qe eskalimi i saj eshte fakt.

Media ju lutem mbani vemendjen kryesore te Covidi qe merr jetet e shqiptareve dhe sakaton shendetin e tyre.

Media boll u moret me monologjet afgane idiote te Edi Rames.

Po nuk u nderhy shpejt dhe energjikisht per Covidin sot vjeshta dhe dimri do te jene tragjike si ato te vitit qe shkoi.

Shqiperia nuk meriton me viktima te tjera te shoqeruar me propagande justifikuese kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat