Vrasja misterioze, kush është i riu që u gjet i ekzekutuar në makinë

Shqipëria

Vrasja misterioze, kush është i riu që u gjet i ekzekutuar në makinë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Xhuljan Bullari është i riu 25-vjeçar që u ekzekutua me 3 plumba sot në Vlorë.

Trupi i tij u gjet nga kalimtarët e rastit, i vrarë brenda makinës Fiat Punto me targa Tirane.

Viktima është gjetur pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë, në një rrugë dytësore.

I riu që u gjet i pajetë brenda një automjeti tip Fiat Punto, në vendin e shoferit, është qëlluar me një plumb në kokë.

Makina ku u gjet i pajetë viktima rezulton në pronesi të një vajze nga Tirana.

Viktima, dyshohet të jetë i moshës rreth 25 vjeçare, por identiteti i tij nuk dihet ende për shkak se atij nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.

Njëra nga pistat ku po heton policia është vrasja për shkak të ndonjë konflikti. Një tjetër pistë është se viktima mund të mos jetë banues i qarkut të Vlorës.

Ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë i shoqëruar nga një tjetër person në makinë, që e ka qëlluar dhe më pas është larguar nga zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat