Ekspertiza tregon orën e ekzekutimit të Xhuljan Bullarit. U vra nga persona...

Shqipëria

Ekspertiza tregon orën e ekzekutimit të Xhuljan Bullarit. U vra nga persona...

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 07:51
Xhuljan Bullari

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku u gjet i vrarë Xhuljan Bullari.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e 25-vjaçarit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar.

Ka dyshime se Bullari është qëlluar nga persona që kanë qenë afër me të dhe kjo ngre dyshimet se ai ka qenë me njerëz të njohur dhe nuk e ka pritur se do të qëllohet.

Kjo ngjarje vijon të mbetet mister për policinë, pasi në vendin ku është gjetur 25-vjeçari i vrarë nuk ka kamera sigurie dhe as dëshmitarë që mund të japin detaje për autorët/in.

Emri i Bullarit ishte i njohur për policinë pasi në vitin 2018 është arrestuar nga policia e shtetit pasi transportonte me automjetin e tij tip "Lancia" shtetas sirianë. Ai kishte pak muaj që ka dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat