Policia zbërthen telefonin e Xhuljanos/ Vrasja e 25-vjeçarit, familjarët: U nis me shokët

Shqipëria

Policia zbërthen telefonin e Xhuljanos/ Vrasja e 25-vjeçarit, familjarët: U nis me shokët

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 09:58
Xhuljan Bullari

Teksa tentohet të hidhet dritë mbi ngjarjen e rëndë të Vlorës, policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, mes tyre dhe familjarë të 25-vjeçarit Xhuljano Bullari.

Sipas familjarëve i riu kohët e fundit nuk ka pasur konflikte të paktën në djeninë e tyre. Ata kanë konfirmuar se për shkak të sjelljes së mirë një pjesë e dënimit që Bullari kishte marrë në 2018-ën ishte kthyer në arrest shtëpie ku i riu e kishte shkelur edhe këtë të fundit.

Ata dëshmojnë se i riu ishte nisur drejtë Vlorës, ku do qëndronte deri të shtunën e më pas do të kalonte kufirin me Italinë për të shkuar në Gjermani ku i riu ka jetuar edhe më parë.

Familjarët nuk dinë se çfarë ka kërkuar Xhuljano në Babicë të vogël mirëpo mendojnë se nga Tirana 25- vjeçari ka ardhur i shoqëruar e nuk ka qenë vetëm, madje dyshojnë se ka qenë i shoqëruar me shokë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat