Pamje të trafikut në Tomorr, radhë kilometrike makinash

Shqipëria

Pamje të trafikut në Tomorr, radhë kilometrike makinash

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Radhë kilometrike makinash.  Kjo ishte panorama që të ofronte sot rruga drejt teqesë së Kulmakut në malin e Tomorrit, 22 gusht 2021.

Viva Helicopter dhe Yldon Media Group sjellin pamje ekskluzive nga bllokimi i trafikut që vijon prej orësh.

Qindra pelegrinë janë bërë pjesë e festimeve në malin e Tomorrit.

Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të.

Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pelegrinëve në rrugë dhe nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.

Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi.

Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat