Identifikohen dy pushuesit që u mbytën sot në plazh, rezulton e zhdukur edhe një grua e cila i shoqëronte

Shqipëria

Identifikohen dy pushuesit që u mbytën sot në plazh, rezulton e zhdukur edhe një grua e cila i shoqëronte

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:39
Shqipëri

Policia e Kavajës ka identifikuar dy pushuesit nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën mesditën e sotme në plazhin e Spillesë. Mësohet se ata janë Mirko Micevski dhe Cvetko Mitanovski.

Pushuesit nga Maqedonia e Veriut hynë në det për tu larë, por dyshohet se janë mbytur për shkak të dallgëve të mëdha që kishte sot deti.

Dyshohet se bashkë me dy burrat në det ka qenë edhe një grua, Riste Damkovski, e cila rezulton e humbur dhe fati i të cilës nuk dihet ende.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Pak më parë një pushues nga Kosova humbi jetën në Velipojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat