Shqetësim për vetëvrasjet/ Binjaku: Pandemia ka ndikuar në rritjen e rasteve

Shqipëria

Shqetësim për vetëvrasjet/ Binjaku: Pandemia ka ndikuar në rritjen e rasteve

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:16
Ilustrim

Fenomeni i vetëvrasjes në Shqipëri ka shënuar rritje pas pandemisë ndërkohë që situata shikohet me shqetësim nga psikologët. Gjashtë ngjarje të tilla janë shënuar vetëm muajin e fundit në Tiranë ndërkohë që për vitin 2020 në të gjithë vendin janë regjistruar 215 raste.

Depresioni, papunësia por edhe arsye të tjera kanë bërë që vetëm në 1 muaj në kryeqytet të paktën 6 persona ti japin fund jetës.

Sipas burimeve nga policia e shtetit në këtë periudhe më shumë se 4 persona kanë tentuar të vrasin veten por ndërhyrja në kohë kanë parandaluar ngjarjet e rënda.

Sociologia Entela Binjaku rëndit shkaqet kryesore që shtyjnë individë të ndryshëm drejt këtyre vendimeve ekstreme. Sipas saj, së fundi është vënë re një shtim i rasteve në moshat e reja ç’ka është vërtetë  shqetësuese.

“Ndonjëherë rrethanat janë nën grehinën e psikikës së një individi I cili I gjendur në një kaos të brendshëm, I gjendur pa rrugëzgjidhje, gjë e cila më së shumti zhvillohet në mendjen e tij vendos të marrë këtë vendim. Dukuria e vetëflijimit është kryesisht karakteristikë e grupmoshave të reja, të rritura në moshë aktive për punë, me një energji mentale, fizike, në një moshë të re, por  që nuk i ka kursyer jetën. “-shprehet ajo.

Por edhe pandemia duket se ka ndikuar në shtimin e këtyre rasteve.

“Ka të rinj që kanë humbur vendin e punës, ka të rinj të cilët, janë në pozita kryefamiljarësh apo kanë role të tjera shumë më të mëdha në familje, dhe për shkak të mbylljes, izolimit, karantinimit, shkëputjes nga jeta e përditshme, disa prej tyre ndjehen të zhgënjyer  të vetmua, të pamundur dhe të pashpresë për gjendjen e rrugëzgjidhjeve.”- shton më tej.

Sipas INSTAT në vitin 2020 në Shqipëri u regjistruan 215 vetëvrasje. Megjithatë sipas burimeve nga policia shqetësuese janë rastet kur ngjarjet nuk raportohen në organet e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat