Pelegrinazhi, politika uron besimtarët/ Meta: Lutje të pranuara! Basha: Marshim të mbarë!

Shqipëria

Pelegrinazhi, politika uron besimtarët/ Meta: Lutje të pranuara! Basha: Marshim të mbarë!

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:59
Ilustrim

Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, politika ka shprehur urimet e saj për këtë festë.

Edhe politika iu është bashkuar urimeve për besimtarët bektashinj me rastin e festës së Abaz Aliut.

Presidenti Ilir Meta ka uruar nga Mali i Tomorit të gjithë besimtarët bektashinj në ditën e pelegrinazhit të tyre.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i shtetit i uron gjithë besimtarëve lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi e zemra të gëzuara.

“Abaz Aliu ju ndihmotë”- përfundon Meta.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët.

Mes të tjerash, Basha iu bëri thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat