Përfundoi në dyqan me makinë/ Pranga shoferit, një i plagosur transferohet te Trauma

Shqipëria

Përfundoi në dyqan me makinë/ Pranga shoferit, një i plagosur transferohet te Trauma

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës në Berat, policia ka vënë në pranga shoferin.

Shtetasi Ergys Petro u arrestua sepse teksa drejtonte makinën e tij tip “Benz”, humbi kontrollin dhe përfundoi brenda një dyqani elektroshtëpiakesh.

Për pasojë u dëmtuan pesë persona, katër prej të cilëve kalimtarë, ndërsa një pasagjer në makinë.

Një prej këmbësorëve është dërguar te Trauma në Tiranë sepse i nevojitet trajtim më i specializuar për plagët e rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat