Detaje/Zbardhet masakra e Lushnjes, si u qëlluan biznesmeni dhe klientët e lokalit

Shqipëria

Detaje/Zbardhet masakra e Lushnjes, si u qëlluan biznesmeni dhe klientët e lokalit

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 08:45
Bledar Muça

Një atentat në mes të qytetit tronditi mbrëmjen e djeshme Lushnjen. Biznesmeni Bledar Muça u qëllua për vdekje në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale” teksa po pinte kafe, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra. 

Të plagosur mbeten shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe, Majlinda Gjyla 66 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po si ndodhi atentati?

Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina tip Golf me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte ulur shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht 5 të plagosurit. E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa lokali ka qenë i mbushur me njerëz, përfshirë gra, të cilët janë tmerruar teksa po konsumonin kafe.

Muça është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkaq, në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë.

Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e atentatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat