Ogerta Manastirliu u bën thirrje sërish qytetarëve

Shqipëria

Ogerta Manastirliu u bën thirrje sërish qytetarëve

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:43
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar ditën e sotme se edhe shtatori do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin e çdo qytetari mbi 18 vjeç.

“Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimin e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë në qendrat shëndetësore, poliklinika apo në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Ajo thekson se aksioma “parandalimi është më mirë se kurimi” sot ka rëndësi më shumë se kurrë më parë.

Kujtojmë se edhe muaji gusht gjithashtu ka qenë i hapur për vaksinimin e çdo qytetari mbi 18-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat