E papritur/ Çomo lë mandatin e deputetes, Rama: Ja çfarë më kërkoi

Shqipëria

E papritur/ Çomo lë mandatin e deputetes, Rama: Ja çfarë më kërkoi

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:16
Mbledhja e Qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se shefja e Infektivit, Najada Çomo ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

"Najada Çomo kërkoi të lërë mandatin e deputetes", u shpreh kryeministri në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.

Sipas Ramës, deputetja që u zgjodh nën siglën e PS, do që t'i përkushtohet punës në spitalin Infektiv me pacientët me covid.

"Najada Çomo më kërkoi të tërhiqej rolin e saj si deputete kur Delta nisi të mbushë shtretërit e terapisë intensive. E falenderoj për këtë shembull kuptimplotë dhe i them sot një faleminderit shumë të madhe. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë të vështirë", tha Rama.

Najada Çomo u rendit e dyta në listën e sigurtë të deputetëve të PS në Tiranë, pas Luljeta Bozos për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo fitoi 1400 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat