Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes! Kodheli: Sipas Kodit më takon mua

Shqipëria

Çomo hoqi dorë nga mandati i deputetes! Kodheli: Sipas Kodit më takon mua

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:42
Edi Rama, Mimi Kodheli dhe Najada Çomo

Mimi Kodheli ka dhënë një deklaratë për ‘Faxnews’ pasi mësoi se Najada Çomo ka dhënë dorëqehjen nga mandati i deputetes.

Ajo është shprehur se sipas Kodit, mandati i takon asaj.

‘Sipas kodit më takon mandati i deputetit’- është shprehur Kodheli.

Kryeministri Edi Rama zbuloi ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë se ka qënë vetë Çomo ajo e cila i ka kërkuar dorëheqjen pasi dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat