Autoriteti Portual Durrës jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Shqipëria

Autoriteti Portual Durrës jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:50
Ilustrim

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar.

Njoftim për udhëtarët e linjës Durrës-Bari

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit  nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.

Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate. Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries. Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat