Partia Demokratike njofton mbledhjen e KK të hënën

Shqipëria

Partia Demokratike njofton mbledhjen e KK të hënën

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:41
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka njoftuar zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të hënën.

Bardhi ka parashtruar 4 pikat e rendit të ditës, si zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

Njoftimi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.

4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat