Aeroporti ndërkombëtar/ Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e tij

Shqipëria

Aeroporti ndërkombëtar/ Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e tij

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:07
Belinda Balluku

Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Ai do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri.

Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.

Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë mbledhjes Speciale të 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), ku morën pjesë  44 shteteve anëtare dhe disa organizatave të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat