Afganët në qeverinë e re të Ramës? Ironia e analistit Andi Bejtja: Ja ka gjetur çelësin kësaj bote

Shqipëria

Afganët në qeverinë e re të Ramës? Ironia e analistit Andi Bejtja: Ja ka gjetur çelësin kësaj bote

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Analisti Andi Bejtja ka ironizuar mbërritjen e 121 afganëve në Shqipëri dhe entuziazmimin e

kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij,  pa lënë mënjanë dhe opozitën.

Në një postim në facebook, Bejtja shkon deri aty sa thotë se nuk duhet të çuditemi nëse ndonjë perej grave afgane do ta shohim drejtoreshë dhe apo ministre.

Sipas tij Rama ja ka gjetur çelësin kësaj bote.

"Kuŕ ta vere ndonjè nģà afganet gra qe erdhen Drejtoreshe te Kthimi dhe Kompèsimi Pronave a ndonje Ministre Turizmi...a te Avokatura Shtetit te meret me leket e Bèketit... ja ktu do jemi.....do e bej ndonje gje te tille mbajeni mend...si zakonisht do e pershendese opozita....do entuziazmohen dhe keta budallenjte e medias nderkombetare...ore lodheni kot ja ka gjet celsin kesaj bote..."

121 afganë, mes tyre 11 foshnja, mbërritën mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit për tu nisur më pas drejt Durrësit ku do të akomodohen në struktura hotelerie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat