Gjurmët e avionit që solli afganët në Shqipëri, ku u ndalua fillimisht dhe zbritja në Rinas

Shqipëria

Gjurmët e avionit që solli afganët në Shqipëri, ku u ndalua fillimisht dhe zbritja në Rinas

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 09:12
Ilustrim

Grupi prej 121 personash nga Afganistani ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pak minuta pas orës 03:00 të mëngjesit të së premtes. Mësohet se avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës.

Mes 121 afganëve ka pasur fëmijë, gra dhe foshnje. Ndërkohë mësohet se ata do të strehohen fillimisht në Durrës.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre.

Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat