Dha dorëheqjen, cila është deputetja që zëvendëson Mark Marku-n në Parlament?

Shqipëria

Dha dorëheqjen, cila është deputetja që zëvendëson Mark Marku-n në Parlament?

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 10:46
Mark Marku

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Pas këtij episodi, mësohet se Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut.

Deputetja e parë e opozitës së re që rikthehet.

Atëherë ishte nga listat e LSI, ndërsa sot vjen nga lista e koalicionit të PD (kandidate e Partisë Republikane).

Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura. Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat