Strehohet grupi i parë i afganëve në Durrës, masa të rrepta sigurie në tre strukturat hoteliere

Shqipëria

Strehohet grupi i parë i afganëve në Durrës, masa të rrepta sigurie në tre strukturat hoteliere

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Grupi i parë i 121 qytetarëve afganë që mbërritën në Shqipëri janë strehuar në tre struktura hoteliere në qytetin bregdetar.

Gazetarët Ermal Vija dhe Leonidha Musaj raportojnë se 60 prej tyre janë strehuar tek “Prestige” ndërsa 56 të tjerë janë strehuar tek Hotel “Belvedere” në Plepa.

Në strukturat hoteliere ku janë strehuar qytetarët afgani raportohet se ka masa të rrepta sigurie. Aktiviteti i tyre do të jetë i kufizuar rreth ambienteve ku janë akomoduar.

Ndërkohë, shërbime mjekësore dhe të policisë u kanë marrë kontaktet për çdo rast që mund të kenë nevojë. Nuk dihet ende se për sa kohë ky grup do të qëndrojë në Durrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat