Dilema dhe dyshimi i hetuesve për ekzekutimin e ish-policit

Shqipëria

Dilema dhe dyshimi i hetuesve për ekzekutimin e ish-policit

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Hetuesit e Shkodrës nuk kanë ende asnjë pistë të qartë për vrasjen e Sokol Çelajt 59-vjeçarit nga fshati Reç i Malësisë së Madhe. E shkuara e tij e pastër, në vendin tonë, në Itali dhe Angli ku ka emigruar prej 30 vitesh, nuk u jep asnjë mundësi hetuesve për ta emrin e 59-vjecarit me persona apo ngjarje te tjera kriminale.

Burimet i thanë “ABC” se grupi hetimor ka vetëm një dyshim atë të ndonjë konflikti të çastit. Çelaj kishte një javë që ishte kthyer nga Anglia. Sokol Çelaj u vra teksa po i afrohej banesës në Reç me mjetin e tij me targa angleze së bashku me bashkëshorten. U qëllua me 8 plumba kallashnikovi, një prej të cilëve e mori poshtë shpatullës dhe i kushtoi jetën.

Duket se autorët i kanë zënë pritë, pasi bashkëshortja që nuk e prekën plumbat bëri këtë rrëfim në polici. “Atentati ndodhi kur lamë rrugën e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia. Në krahun e djathtë nga pylli doli një person në këmbë dhe nisi të qëllojë. Por ishte errësirë dhe nuk dallova asgjë” tha ajo.

Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit. Gjykata e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj kreu 6 vite burg. familja e viktimës e ka falur ndaj dhe bien dyshimet se vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat