Ish-polici emigrant në Angli u qëllua në pritë / Po udhëtonte me gruan në Malësi

Shqipëria

Ish-polici emigrant në Angli u qëllua në pritë / Po udhëtonte me gruan në Malësi

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sokol Çelaj, 58 vjeç, emigrant në Angli mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pranë shtëpisë së tij në fshatin Reç të Malësisë së Madhe.

Ai po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në mjetin e tij, kur në rrugë, në një zonë të pandriçuar, persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë, duke e qëlluar me breshëri. Makina ka dalë nga rruga teksa bashkëshortja e cila ka shpëtuar për mrekulli, ka njoftuar policinë dhe ndihmën e shpejtë. Çelaj është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë si pasoje e plagëve të marra.

Prej pak ditësh, viktima ishte kthyer nga Anglia ku jetonte prej vitesh. Sokol Çelaj, më herët ka qenë pjesë e policisë së shtetit ku në vitin 1989 ka vrarë me armen e shërbimit një shtetas. Asokohe është arrestuar dhe dënuar me burg, por pas përfundimit të dënimit, është larguar për në Angli. 

Pamjet KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat